Senatorja amerikane në Tiranë, takon Ramën, opozitën dhe afganët

Senatorja amerikane në Tiranë, takon Ramën,  opozitën dhe afganët

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen këtë të shtunë ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të opozitës dhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Përmes një postimi ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se Shaheen u takua edhe me të evakuuarit afganë që u mirëpritën nga vendi ynë.

“Senatorja e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara Jeanne Shaheen vizitoi Shqipërinë sot për të ndërvepruar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me të evakuuarit afganë. Senatorja Shaheen u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë përfaqësuesish nga qeveria dhe opozita. Ajo u takua gjithashtu edhe me disa prej shumë të avakuuarve afganë që Shqipëria mirëpriti bujarisht”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

 

Shpërndaje në: