Sensacional Muriqi: Pasi asistoi, shpon portën e kundërshtarit me një gol brilant në kohën shtesë

Sensacional Muriqi: Pasi asistoi, shpon portën e kundërshtarit me një gol brilant në kohën shtesë

Vedat Muriqi dalë ngadal po e shëndrron veten në një prej futbollistëve më të mirë në kampionatin turk.

Sulmuesi kosovar, sonte në ndeshjen kundër Gaziantepes, fillimisht asistoi për golin e parë të skuadrës së tij të shënuar nga Max Kruise, duke krosuar për mrekulli në zonë nga krahu i djathtë, shkruan Periskopi.

E në kohën shtesë të ndeshjes, ai shpoi edhe vet portën e Gaziantepes pasi u shërbye me një top në zonë, para se të lansonte një goditje të fuqishme prapa krahëve të portierit kundërshtar.

Shikoni dhe shijojeni. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: