Sensacionale: Kontrata e re e Messit me Barcelonën tash raportohet se është ‘gati e pamundur’

Sensacionale: Kontrata e re e Messit me Barcelonën tash raportohet se është ‘gati e pamundur’

Lionel Messi raportohet se tash ka shumë gjasa të largohet nga Barcelona, pas prishjes së negociatave, sipas ‘Marca’.

Situata e tij me kontratën u duk sikur është zgjidhur disa ditë më parë dhe gjithashtu u besua se Messi do të nënshkruante deri në vitin 2026, transmeton Periskopi.

Mirëpo, duket se ai ka ndërruar mendje.

‘Marca’ raporton se pati një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit sot.

Negociatat mes dy palëve thuhet se ‘kanë arritur në një pikë ku nuk ka kthim prapa’ dhe ‘duken të pamundura të zgjidhen problemet’.

‘Marca’ e përfundon raportin duke thënë se Messi asnjëherë nuk ka qenë më larg nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën se sot.

Gazetari i ‘ESPN’, Samuel Marsen gjithashtu raportoi të njejtën, edhe pse ai ende nuk e ka marrë konfirmimin nga Barcelona.

Derisa ‘RAC1’ raporton se Messi i tha klubit se nuk do të nënshkruajë kontratën e re, për shkak të paqartësive rreth të projektit të ri dhe situatës financiare. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: