Sensacionale: Solskjaer ushtroi për t’u bërë trajner duke luajtur lojën ‘Football Manager’

Sensacionale: Solskjaer ushtroi për t’u bërë trajner duke luajtur lojën ‘Football Manager’

A duhet vërtet të jenë të befasuar fansat e Manchester Unitedit që gjërat nuk po shkojnë si duhet për Ole Gunnar Solskjaerin në klub?

Norvegjezi ra nga liga me Cardiff Cityn në vitin 2014 dhe pastaj u rikthye në Molde, ku qëndroi para se t’i bashkohej Man Unitedit në vitin 2018.

Premier League është një ngritje shumë e lart nga kampionati norvegjez, dhe kjo po rezulton të jetë e tepërt për Solskjaerin, transmeton Periskopi.

Por nuk është faji i tij. Kush do ta refuzonte ofertën e Unitedit për trajner? Ai po mundohet të japë më të mirën e tij, por kaq është kapaciteti i tij.

Newcastle United v Cardiff City - Premier League

Në vitin 2013, ai ishte shprehur për “Dagbladet” se si loja “Football Manager” e ndihmoi atë të mësonte më shumë për futbollin.

“Kur luaja për Man U, relaksohesha duke luajtur ‘Football Manager’,” zbuloi Solskjaer.

“Është lojë fantastike, mësova shumë për futbollin. Mësova shumë për lojtarët, veçanërisht talentët e rinj.

“Është e ngjashme me jetën e vërtetë, kur bëhet fjalë për futbollistët e mirë. Ata kanë bërë kërkime të jashtëzakonshme.

“Mbaj mend duke menduar njejtë edhe atëherë, se unë si trajner, do të doja t’u jepja të rinjëve një shans, t’i shoh duke u zhvilluar.”

Fatkeqësisht për Solskjaerin, nuk ka opsion për të “mbyll lojën” dhe “ristarto” kur United humb në jetën e përditshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: