Sensacionale: Van Basten nesër fillon negociatat për t’u bërë trajner i Kosovës [Andin Lokaj]

Sensacionale: Van Basten nesër fillon negociatat për t’u bërë trajner i Kosovës [Andin Lokaj]

Trajneri i ardhshëm i Kombëtarës së Kosovës mbetet mister mbi të cilin të gjithë kanë nga një ide se kush mund ose duhet të jetë.

Ushtruesi i detyrës aktualisht, Gilha ka pak gjasa të mbetet në këtë post, teksa Periskopi më herët kishte raportuar se për trajnerin e ri nuk do të vendoset deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, një njeri që duket se e di kush mund të jetë pasuesi potencial i Challandesit në baza permanente, është gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj.

Dhe është ekstazë për çdo fans kosovarë, zonja dhe zotërinj…

Sipas Lokajt, legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten do të fillojë nga nesër negociatat për t’u bërë trajner i ‘Dardanëve’.

”Info e fundit.
Federata e futbollit të Kosovës do të nisë nesër negociatat me legjendën holandeze Marko Van Basten për të marrë postin e shefit të ekipit kombëtar të Kosovës,” ka shkruar Lokaj në Facebook. /Periksopi.com/

Shpërndaje në: