Sensacioni i këtij sezoni te Chelsea, Trevoh Chalobah nënshkruan kontratën e re me klubin

Sensacioni i këtij sezoni te Chelsea, Trevoh Chalobah nënshkruan kontratën e re me klubin

Mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah ka vendosur të mbetet pjesën e gjigantit anglez.

Chalobah tashmë ka nënshkruar kontratë të re që pritet ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2026.

Anglezi shihet si futbollistë me të ardhme të ndritur, dhe trajneri Thomas Tuchel ka besim të plotë tek ai.

Chalobah, këtë edicion është paraqitur në 10 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat, duke realizuar dy gola.

Shpërndaje në: