Serbët bojkotojnë ministren Jevtiq

Serbët bojkotojnë ministren Jevtiq

Në konkluzionet e miratuara unanimisht nga kjo mbledhje thuhet se këto komuna ndërprenë secilin kontakt dhe bashkëpunim me anëtarët e Lëvizjes së Socialistëve në të gjitha institucionet e Kosovës, raporton Klani

Ata fajësojnë këtë subjekt politik për futjen e përçarjes në mes serbëve të Kosovës.

Kryetarët e komunave, përveç Dragan Jablanoviqit të Leposaviqit që nuk mori pjesë në mbledhje, kanë konstatuar se ministri Lubomir Mariq është shkarkuar nga një grup I deputetëve serb dhe kundër vullnetit të shumicës.

Në takimin e sotëm morën pjesë kryetarët e Zveçanit, Veriut të Mitrovicës,  Zubin Potokut, Graçanicës, Shtërpcës, Ranillukut, Kllokotit, Parteshit e Novobërdës. Ndërkaq, Leposaviqi përfaqësohej nga kryetari i Kuvendit.

Shpërndaje në: