Serbët e Kosovës votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Serbët e Kosovës votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, sot janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Materialin zgjedhor nga Serbia e ka sjellë misioni i OSBE-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimeve zyrtare, janë hapur 90 qendra votimi dhe disa vendvotime në 21 lokacione.

Nëpër rrugët e qyteteve dhe vendbanimeve me popullatë serbe janë shtuar masat e sigurisë, ku vërehet një prani e theksuar e Policisë.

 

Shpërndaje në: