Serbët ia huqin me flamujt në qytet gjatë vizitës së kryeministres italiane

Serbët ia huqin me flamujt në qytet gjatë vizitës së kryeministres italiane

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qëndruar gjatë ditës së diel për vizitë në Beograd.

Dhe atje, në aeroport, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur me një buqetë me lule dhe në shenjë mirëseardhjeje janë vendosur flamuj.

Megjithatë, në vend të atyre italiane, kishte një “ngatërrim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Flamujt, siç veprohet gjithmonë gjatë ardhjes së zyrtarëve të huaj, u vendosën përgjatë autostradës dhe rrugëve kryesore të qytetit – ku në disa pjesë ka pasur një problem.


Gjegjësisht, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por në rastin e atij hungarez, ato janë horizontalisht, ndërsa në rastin italian, vertikalisht.
Flamuri i Italisë është vendosur për së gjati, kështu që vijat nuk janë vendosur ashtu siç duhet (në këtë rast horizontalisht), gjë që rezultoi të ngjante me flamurin hungarez.

Shpërndaje në: