Serbët në Beograd i këndojnë kthimit në Kosovë

Serbët në Beograd i këndojnë kthimit në Kosovë

Rep bendi, Sindikata beogradase, në një koncert të mbajtur mbrëmë në kryeqytetin e Serbisë, i kanë kënduar Kosovës, ‘si djep serb’, dhe sipas tyre, ‘’serbizmi do të fitojë’’.

Këtë e dëshmojnë pamjet të cilat janë publikuar në rrjetin social twitter, nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje ndërsa dëgjohen duke brohoritur e duke i kënduar kthimit në Kosovë, përcjell klankosova.tv.

Siç raportojnë mediat serbe, në këtë koncert ishin 10.000 pjesëmarrës derisa performanca e tyre zgjati rreth 3 orë.

 

Shpërndaje në: