Serbët të tronditur nga Trumpi, lajmet për ushtrinë e Kosovës i quajnë të rrejshme

Serbët të tronditur nga Trumpi, lajmet për ushtrinë e Kosovës i quajnë të rrejshme

Gjatë seancës së 12 janarit, shefi i Pentagonit, Mike Pence kishte kërkuar që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, dhe në këtë mënyrë të reduktohet prania e forcave ushtarake amerikane.

Por, për ta bërë këtë, Forcat e Sigurisë së Kosovës, duhet ta marrin një mandat për të kryer sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen territoriale, ndryshim i cili do të kërkojë ndryshime kushtetuese me mbështetje parlamentare.

Sipas Kesic, kërkesa është paraqitur si qëndrim zyrtar i administratës, para se ai të bëhet sekretar i mbrojtjes, dhe ai foli në kontekstin e politikës duke u kthyer 10 vjet mbrapa në çështje të rëndësishme si ajo e Kosovës dhe serbëve në Ballkan, por edhe Rusisë.

Ngjashëm mendon edhe ish-ambasadori serb në SHBA, Ivan Vujaçiq, se Pence në mënyrë që të bëhet sekretar i mbrojtjes i tha komitetit gjëra që janë në përputhje me politikën e përgjithshme të Pentagonit, siç është edhe zvogëlimi i pranisë ushtarake jashtë vendit.

“Amerikanët erdhën në Kosovë së bashku me sloganin ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ kjo do të thotë se derisa ka trupa të huaj ende në KFOR, SHBA do të mbetet me ta, përfundon Vujaçiq. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: