Serbia dënon sulmin ndaj 10 serbëve në Mitrovicë: Shoqëria multietnike s’bëhet me thika

Serbia dënon sulmin ndaj 10 serbëve në Mitrovicë: Shoqëria multietnike s’bëhet me thika

Ditën e djeshme u raportua se një grup prej dhjetë qytetarësh serbë ishin sulmuar nga njëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve të mitur, në jug të Mitrovicës duke kryer punë administrative. Kjo menjëherë ka nxitur reagimin e Serbisë.

E ashtuquajtura Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, ka komentuar aktin duke i lënë fajin Kosovës.

“Sulmi ndaj një grupi serbësh që shkuan në pjesën jugore të Mitrovicës për të kryer punë administrative tregon pamjen e vërtetë të shoqërisë në të ashtuquajturën Kosovë, e cila prej vitesh u ndërtua mbi urrejtjen helmuese ndaj popullit serb,” – shkruan kjo Zyrë.

Më tej, kjo zyrë konsideron që kjo është vazhdimësi “dhe pasojë e veprimeve të pakuptimta të Prishtinës, njësitë speciale të së cilës prej ditësh po provokojnë popullin serb në kalimet në veri të Kosovës, përcjell Periskopi.

“Një shoqëri multi-etnike nuk bëhet me thika, shishe, demonstrime force apo urrejtje ndaj fqinjëve – dhe këto ditë u bë më e qartë se Prishtina dëshiron që serbët ose të burgosen ose t’iu kufizohet lëvizja, gjua dhe liria.” – thuhet në komunikatë.

“Serbët s’do të jenë shënjestër e ekstremistëve, sepse sulmi ndaj secilit serb në Kosovë dhe Metohi do të jetë sulm ndaj gjithë popullit serb,” përfundon komunikata. /Periskopi

Shpërndaje në: