Serbia i bën vend trajnerit i cili e la në baltë Malin e Zi ndaj Kosovës

Serbia i bën vend trajnerit i cili e la në baltë Malin e Zi ndaj Kosovës

Disa ditë pasi Federata e Futbollit e Malit të Zi e shkarkoi nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar, për shkak se nuk kishte pranuar ta udhëhiqte skuadrën kundër Kosovës, Ljubisa Tumbakovic, thuhet të jetë shumë pranë emërimit trajneri i Serbisë.

Tumbakovic, bashkë me dy futbollistë me prejardhje serbe – vendosen të mos merrnin pjesë në ndeshjen e Malit të Zi kundër Kosovës e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, e cila përfundoi pa fitues 1:1 të premten në Podgoricë – për shkak të presionit të madh politik nga Beogradi

Si pasojë, Federata malazeze e shkarkoi Tumbakovicin nga posti i trajnerit një ditë pas ndeshjes. Tani që ai është i papunë, spekulohet se mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Serbisë.

Serbia u turpërua nga Ukraina duke u mposhtur bindshëm 5:0 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 dhe e ardhmja e trajnerit Mladen Krstajic është në dyshim të madh.

Ditë më parë mediat serbe raportuan se ai ishte kandidat serioz për sotlin e Serbisë. Tani, mediumi serb Sport Klub, pohon se Tumbakovic shumë shpejtë do të zyrtarizohet trajner i Serbisë.

Komiteti ekzekutiv do të mblidhet këtë javë dhe pritet të shkarkojë trajnerin actual Krstajic.

Shpërndaje në: