Serbia i quan “tradhtarë” kundërshtarët serbë të Listës Serbe

Serbia i quan “tradhtarë” kundërshtarët serbë të Listës Serbe

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për procesin e brendshëm zgjedhor të Kosovës.

Ai i ka quajtur tradhtarë të gjithë kundërshtarët e Listës Serbe, transmeton Klan Kosova.

“… këta vetëm emrin e kanë ‘serbë’, sepse punojnë për interesat e institucioneve kosovare në Prishtinë”, ka thënë Petkoviq.

“Mbjellin përçarje mes serbëve në Kosovë”, ka theksuar zëvendësi i Marko Gjuriq.

Shpërndaje në: