Serbia i shpreh mirënjohje Venezuelës për qëndrimin kundër Kosovës

Serbia i shpreh mirënjohje Venezuelës për  qëndrimin kundër Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq, ka thënë se vendi i tij është mirënjohës për siç ka thënë mbështetjen e vazhdueshme të Venezuelës për qëndrimet e Serbisë rreth çështjes së Kosovës.

Këto komente ai i bëri në Karakas pas takimit që pati me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, transmeton Klankosova.tv.

“Mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, e drejta për një politikë sovrane dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, e jo të drejtat e më të fortëve, mbeten parimet bazë të drejtimit të politikës sonë shtetërore”, tha Selakoviq, raporton Danas.

Selakoviq mes tjerash tha “mbështetja e ndërsjellë e dy vendeve nuk është e re, por se buron nga bashkëpunimi në Lëvizjen e Vendeve të Paangazhuara.

Venezuela është në mesin e vendeve që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në: