Serbia nuk lëshon pe: Ekipi i boksit përsëri nuk lejohet të kalojë, pavarësisht intervenimit të AIBA-s

Serbia nuk lëshon pe: Ekipi i boksit përsëri nuk lejohet të kalojë, pavarësisht intervenimit të AIBA-s

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që sonte nis në Beograd.

Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi të detajshëm të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhërin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton Periskopi.

Ekipi i boksit u nis për herë të tretë drejt Serbisë, këtë herë pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s, me të cilët drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm.

KOK dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: