Serbia nxitë ikjen e rinisë shqiptare nga Lugina e Preshevës

Serbia nxitë ikjen e rinisë shqiptare nga Lugina e Preshevës

Vetëm në tre vjetët e fundit mbi pesë mijë të rinj kanë ikur nga Lugina e Preshevës për në shtetet evropiane. Krejt kjo si pasojë e mungesës së vendeve të punës dhe mosnjehes së diplomave të Kosovës nga Serbia.

Mehmet Dalipi, prind i tre femije, dy nga ta janë në mërgim, në Zvicër për këtë gjendje fajëson Serbinë për mosgadishmërinë e saj për të hapur perspektivën për rininë shqiptare në këtë zonë.“Kemi diskriminim, sepse s’ka hapje të fabrikave, s’ka hapje të ndonjë institucioni për punësim të rinisë dhe për atë  rinia jonë ka marrë rrugën ë mëergimit”, tha Mehmet Dalipi, mësues në rajonin e Luginës së Preshevës.

Ndërsa Marigona Mehmeti, e diplomuar tha se nëse nuk do të gjejë punë do të detyrohet të marrë rrugën  mërgimit. Asaj nuk i njihet diploma e Republikës së Kosovës.

“Jam e diplomuar në Fakultetin e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Arsyet e ikjes së të rinjve të Luginës së Preshevës është se të rinjte mnuk janë të punësuar dhe nuk arrijnë ta gjejnë veten”, tha  Marigona Mehmeti.Ndërsa autortetet komunale thonë se institucionet janë të stërmbushura dhe që ato nuk mund ta zbusin papunësinë. Shteti i Serbisë nuk ka interesim për një zhvillim të ekonomisë as të një sfere tjetër që do të ndalte rininë.

“Duke opasur parasysh presionin e madh të Republikës së Serbisë, mosinteresimin në fushën e ekonomisë, në mosnjohjen e diplomave të Kosovës, nga njëra anë dhe mosinteresimi nga Kosova dhe Shqipëria nga ana tjetër, duk mos pasur një strategji të qartë për qytetarët e Kosovës Lindore, bënë që rinia jonë të largohet nga kjo pjesë”, deklaroi Shqipërim J. Musliu, zëvendëskryetar i Komunës së Bujanovcit, raporton RTK.

Mosgatishmëria e qeverisë së Serbisë për të investuar në Ludinë të Preshevës në hapjen e endeve të reja të punës, kriza e madhe ekonomike dhe mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës, janë disa nga faktorët që po ndikojnqë që rinia e kësaj ane  të largohet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në: