Serbia, Rusia, Bellorusia, Siria, Kosova e këto: Shtetet që u lanë jashtë Samitit të Amerikës

Serbia, Rusia, Bellorusia, Siria, Kosova e këto: Shtetet që u lanë jashtë Samitit të Amerikës

Më 9 dhe 10 dhjetor mbahet Samiti për Demokracinë i organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë virtuale. Ajo që lë përshtypje shumë negative është se Kosova është lënë e paftuar nga administrata Biden. Por, cilat janë shtetet e tjera?

Ajo që e bën edhe më të hidhët gjithë listën e të ftuarve, është se miqtë e Kosovës janë ftuar gati në bllok, përveç Turqisë.

Në bazë të hartës së Evropës dhe Lindjes së Mesme, del se ShBA-ve nuk i ka mjaftuar që Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vetëm vendi i dytë që përkrahte politikën e Amerikës për Palestinën dhe Izraelin.

Krahas Kosovës, në këtë hartë si shtete që s’kanë marrë ftesë janë edhe Serbia, Bosnja, Rusia, Bjellorusia, Hungaria, Turqia, Siria, përcjell Periskopi.

Ndërsa, siç mund ta shihni në hartën e artikullit, të ftuara janë të gjitha shtetet që njihen si demokratike në Evropë.

Madje, edhe fqinjtë tanë Mali i Zi me Shqipërinë e Maqedoninë janë në këtë listë.

Edhe më tej nuk dihen arsyet e këtij poshtërimi që i ndodh shtetit të Kosovës, por analistët po e cilësojnë si një shuplakë për qeverinë e Albin Kurtit. /Periskopi

Shpërndaje në: