Serbia ‘shpërthen’ ndaj BE-së: Mjaft më me heshtje…

Serbia ‘shpërthen’ ndaj BE-së: Mjaft më me heshtje…

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq, deklaroi sot se në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është theksuar se Serbia pret përfshirje më të madhe të Brukselit, kur është fjala për situatën në rajon.

Joksimoviq bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i informuan ambasadorët  për situatën aktuale në rajon, por edhe qëndrimet e Beogradit me rastin siç kanë thënë ” kërcënimeve të hapura dhe reagimeve negative ndaj Serbisë të cilat janë të drejtuara kundër stabilitetit të rajonit, si dhe shqetësimin e qeverisë ndaj shteteve anëtare të BE-së dhe dukurive të tilla”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Kurse, Gjuriq duke iu referuar deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj sipas së cilës “Serbia nuk mund të luajë më me Kosovën” ka thënë se heshtja ndaj deklaratave të politikanëvë shqiptarë , është hedhje benzinë ndaj zjarrit dhe djegje e fitilave  në fuçinë e barutit të Ballkanit.

Në takim është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç`rast Gjuriq tha se ka kaluar një e  gjatë që nga takimi i fundit, për shkak se Prishtina për muaj të tërë ka refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve.

 

Shpërndaje në: