Serbia shprehet e befasuar që Kurti ende dëshiron negociata

Serbia shprehet e befasuar që Kurti ende dëshiron negociata

Peter Petkoviq, është shprehur i befasuar me gatishmërinë e deklaruar të kryeministrit Albin Kurti për të negociuar me ta.

Në njoftimin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën dhe Metohinë thuhet “si po mendon Kurti të dialogojë kur në veri i ka dërguar pushkët e gjata”.

“Si po mendon Kurti të bisedojë derisa drejt popullatës civile ka drejtuar pushkët e gjata, mjetet e blinduara, snajperët dhe gazin lojtsjellës”, ka thënë Petkoviq, sipas zyres që drejton.

Ai e ka cilësuar fajtor kryesor për destabilizimin e situatës mu kryeministrin Kurti.

“Kompromiset mund të arrihen në bisedime, por jo me politikë agresore e dhunuese të Prishtinës, këtë le ta ketë të qartë çdokush”, tha ai.

Shpërndaje në: