Serbia thotë se së paku 12 shtete priten ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Serbia thotë se së paku 12 shtete priten ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më shumë se 12 shtete  janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq.

“Për ne, viti në të cilin Serbia, si një vend i vogël, por krenar, e vendosur të ruante me xhelozi pavarësinë e saj politike dhe neutralitetin ushtarak, u detyrua të luftonte për interesat e saj në një mjedis politik kompleks dhe të ngarkuar me probleme”, tha Selakoviç në një intervistë për Tanjugun serb.

Me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Kosova mori përsipër të pezullojë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për 12 muaj dhe Serbia pranoi të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtën periudhë.

Shpërndaje në: