Sergi Roberto shpërtheu në lot në zhveshtore pasi e vërshëllyen fansat e Barçës mbrëmë

Sergi Roberto shpërtheu në lot në zhveshtore pasi e vërshëllyen fansat e Barçës mbrëmë

Për Barcelonën dhe këdo të përfshirë me klubin, tash nuk është kohë shumë e mirë.

Pas shumë viteve keqmenaxhimi financiar, klubi u desh të pajtohet edhe me largimin e futbollistit më të mirë në histori të vetë, Lionel Messi.

Shtoni edhe paraqitjet e dobëta në fushë dhe keni një koktel me të këqija.

Ajo që e përkeqëson situatën është se fansat po i fajësojnë disa pjestarë të skuadrës për largimin e Messit.

Messi u detyrua të largohet nga klubi pasi La Liga refuzoi ta regjistronte atë me kontratën e re që kishte propozuar Barcelona.

Mirëpo, raportet se disa futbollistë të skuadrës refuzuan shkurtesa në pagë për ta akomoduar marrëveshjen e Messit, kanë nxitur reagime nga fansat.

Samuel Umtiti është vërshëllyer përgjatë tërë sezonit, derisa Sergi Roberto gjithashtu u vërshëllye vazhdimisht gjatë humbjes së rëndë të Barçës nga Bayern Munichu.

Vërshëllimat u dëgjuan në ‘Camp Nou’, derisa Roberto po zëvendësohej në minutën e 59-të të ndeshjes.

Për Roberton, kjo ishte e tepërt për t’u përballuar, dhe ‘AS’ raporton se mbrojtësi i krahut shpërtheu në lot në zhveshtore pas trajtimit brutal që i bën fansat.

Gerard Pique reagoi shpejt për ta dënuar sjelljen e fansave por, nëse Twitteri është për t’u marrë parasysh, Roberto nuk duhet të presë shumë simpati. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: