Sergio Aguero rezulton pozitiv me Covid-19

Sergio Aguero rezulton pozitiv me Covid-19

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka zbuluar se ai ka dalë pozitiv në testin për coronavirus dhe tashmë është vetë-izoluar pas kontaktit të ngushtë me një person tjetër që kishte Covid-19.

Aguero, i cili ka luftuar me dëmtime këtë sezon, nuk u paraqit në fitoren e Cityt në Ligën Premier ndaj Aston Villa të mërkurën mbrëma dhe nuk është paraqitur për ekipin që nga 3 janari, kur u parit në fitoren 3-1 kundër Chelseat.

Megjithatë, pas rikthimit në lëndimet e njëpasnjëshme, Aguero ka rezultuar përsëri i pafat, pasi ka konfirmuar se është infektuar me coronavirus.

“Pas një kontakti të ngushtë, unë kam qenë i vetë-izoluar dhe testi i fundit që kam bërë ishte pozitiv për Covid-19”.

“Kam pasur disa simptoma dhe po ndjek urdhrat e mjekut për shërim. Kujdesuni, të gjithë!”, ka shkruar Aguero në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, City ka qenë njëri nga klubet më të prekura angleze për sa i përket numrit të testeve pozitive të coronavirusit, me Aguero që tani i bën gjithsej nëntë lojtarë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kjo përfshin yje të ekipit të parë si Eric Garcia, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të cilët të gjithë humbën fitoren e Cityt ndaj Chelsea. Portieri Scott Carson dhe mesfushori 18-vjeçar Cole Palmer më pas dolën pozitivë më 6 janar.

 

Shpërndaje në: