Sergio Ramos iu ka treguar klubin e ardhshëm ish-bashkëlojtarëve të tij

Sergio Ramos iu ka treguar klubin e ardhshëm ish-bashkëlojtarëve të tij

Sergio Ramos u ka thënë lojtarëve të Real Madriditit se ai do të bashkohet me Paris Saint-Germain, sipas raporteve në Spanjë.

Ramos po largohet nga Madridi në një transferim falas këtë verë pas një qëndrimi të suksesshëm 16-vjeçar në kryeqytetin spanjoll, transmeton Periksopi.

Manchester United, AC Milan, Chelsea dhe PSG të gjithë kanë qenë të lidhur me një lëvizje për 35-vjeçarin.

Por sipas stacionit radiofonik spanjoll Cadena Cope, Ramos u ka thënë tre shokëve të tij të skuadrës së Real Madridit se ai do të shkojë tek PSG këtë verë./Periskopi

Shpërndaje në: