Sërish Petkoviq: Presim nga OSBE-ja që të organizojë zgjedhjet presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë

Sërish Petkoviq: Presim nga OSBE-ja që të organizojë zgjedhjet presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë

Drejtori i të ashquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar me shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport të cilit i ka thënë se pret që misioni i OSBE-së do të veprojë sipas mandatit të saj, duke aluduar në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë.

Përmes një komunikate zyra e Petkoviqit ka thënë se serbët në Kosovë me përkrahjen e OSBE-së kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet e organizuara në Serbi dhe se misioni i tyre është përgjegjës për organizimin e votimeve në Kosovë më 3 prill.

Shpërndaje në: