Sërish tërmet në Shqipëri, Durrësi nuk gjen qetësi

Sërish tërmet në Shqipëri, Durrësi nuk gjen qetësi

Pak çaste më parë, mësohet të jetë lëkundur qyteti i Durrësit nga një tërmet.

Theksohet se epiqendra ka qenë 4 km në veriperëndim të Shijakut, me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter.

Sizmologët shpeshherë janë shprehur se pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, do të vijojnë dhe janë më se normale. Sigurisht që magnituda e lëkundjeve do të jetë më e vogël.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi fatkeqësisht 51 viktima dhe la pas shumë dëme të mëdha, duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët shqiptarë.

Shpërndaje në: