‘Servil, hipokrit’: Skender Hyseni sqaron për Periskopin akuzat e rënda ndaj Abdixhikut

‘Servil, hipokrit’: Skender Hyseni sqaron për Periskopin akuzat e rënda ndaj Abdixhikut

Skender Hyseni dje doli me një reagim që acaroi paksa bashkëpartiakët e LDK’së. Në një shkrim të gjatë, teksa shprehte përshtypjen e tij se rezoluta për referendumin serb ishte e gabuar dhe se Lumir Abdixhiku nuk është dashur të shkonte në Kuvend për ta votuar, Hyseni e quajti ‘servil e hipokrit’ atë…

E një reagim i tillë nxiti edhe fjalët jo pak të rënda të Melihate Tërmkollit, e cila ia ktheu me monedhën e njëjtë. E quajti ‘servil’ të Hashim Thaçit.

Periskopi sot ka kontaktuar Skender Hysenin për ta pyetur rreth deklarimeve të fundit, i cili thotë se nuk tërhiqet nga shkrimet e tij në Facebook, në këtë rast as ajo çka i tha kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Lexoni shkrimet e mia sakt. Ky është i vetmi koment. Unë çdo gjë e shprehu në shkrimet e mia. Nuk bëhet fjalë këtu për raporte personale me askë, unë flas këtu vetëm me rrafshin politik.’’, ka thënë Hyseni për Periskopin.

E për deklaratën e Tërmkollit, Hyseni thotë:

‘’Gjëja e fundit që do të më shkonte ndërmend është me e komentu dikë tjetër’’.

Pas pjesëmarrjes së LDK’së në krye Abdixhikun në seancën e së shtunës për nxjerrjen e rezolutës rreth referendumit serb, Hyseni tha se partia vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku.

Përveç që Abdixhikun e etiketoi si hipokrit e servil, kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani i quajti ‘strucë e qyqarë’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: