Servilosja e Rron Gjinovcit e vë në siklet Albulena Haxhiun (VIDEO)

Servilosja e Rron Gjinovcit e vë në siklet Albulena Haxhiun (VIDEO)

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi kritika të rënda ndaj Qeverisë se Kosovës për raportet e saj jomiqësore me mediat. Mirëpo, përkundër këtyre verejtjëve qeveritarët vazhduan trendin negativ.

Ikje nga pjesëmarrja në emisionet e mediave kritike dhe prezantim i “sukseseve” qeveritare në emisionet që drejtohet nga adhuruesit e Kurtit e të partisë në pushtet.

Nje gjë e tillë ndodhi edhe sonte. Albulena Haxhiu, ministre e drejtësise  ishte e ftuar në një emision të mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci. Ky emision transmetohet në një televizion nacional përkundër faktit qe Gjinovci është mbështetës i partisë së kryeministrit Kurtit.

Gjate emisionit ndodhi një moment epik.

Drejtuesi i emisionit ka “terrorizuar” ministren Haxhiu në komplimente.

Ne fund të emisionit e ka quajtur “Zonje e Hekurt e drejtësisë”. Në këtë moment Haxhiu shihet që është vënë në siklet dhe nuk guxon ta shikoj moderatorin e kamerën.

 

Shpërndaje në: