Setien optimist: Realiteti dhe matematika e vëretojnë se Barca mund ta fitojë titullin

Setien optimist: Realiteti dhe matematika e vëretojnë se Barca mund ta fitojë titullin

Barcelona është katër pikë prapa liderëve, Real Madridit,  në krye të tabelës në LaLiga Santander, por kjo nuk e ka ndaluar trajnerin, Quique Setien të jetë optimist në lidhje me shanset e ekipit të tij për të siguruar titullin, transmeton Periskopi.

“Sigurisht që ne mund të fitojmë LaLiga”, tha Setien gjatë konferencës.

“Realiteti dhe matematika e vërtetojnë atë. “Nuk është e lehtë, por duhet të shpresosh deri në ditën e fundit.”

“Unë nuk kam ndjenjën se gjërat mund të ndryshojnë,” shpjegoi ai. “Unë i kam tejkaluar këto momente të futbollit dhe cirkut të tij për një kohë të gjatë. Unë thjesht po bëj punën time.”

Kujtojmë se, kohët e fundit është duke u folur rreth disa mosmarrëveshjeve brenda klubit, saktësisht të trajnerit Quique Setien me lojtarët. /Periskopi

Shpërndaje në: