S’fal Gjykata: Detyron prindërit t’i paguajnë 30 mijë djalit të tyre që i shkatërruan koleksionin e pornove

S’fal Gjykata: Detyron prindërit t’i paguajnë 30 mijë djalit të tyre që i shkatërruan koleksionin e pornove

Një çift prindërish është urdhëruar të paguajë 30 mijë e 441 dollarë te djali i tyre pasi i kishin hedhur në bërllok koleksionin e tij të pornos.

David Werking, 43 vjeçar, fitoi padinë kundër prindërve para tetë muajsh pasi kishte thënë që ata nuk kishin pasur asnjë të drejtë t’i hidhnin në bërllok koleksionin e filmave, revistave dhe gjërave tjera të ngjashme.

Gjykatësi amerikan Paul Maloney tash urdhëroi prindërit e tij, nga Miçigani perëndimor, që t’i mbulonin të birit koston e pajisjeve të humbura.

Gjykatësi përcaktoi vlerën e porniqave nga një ekspert i çështjes, raporton Indy, përkthen Periskopi.

Werkingu kishte jetuar në shtëpinë e prindërve për 10 muaj pasi ishte divorcuar me gruan.

Më vonë ai kishte shkuar në Muncie të Indianas ku kishte kuptuar se gjërat e tij po mungonin.

“Të them të drejtën David, të bëra favor të madh kur t’i gjuajta ato gjrëa,” i kishte thënë babai i tij në një e-mail.

Sidoqoftë, në dhjetorin e vitit të kaluar, gjykatësi Maloney deklaroi që “nuk kishte pasur kontestim se prona e shkatërruar i takonte Davidit.

Prindërit e Werkingut po ashtu duhet të paguajnë 14 mijë e 500 dollarë për avokatin e të birit të tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: