Sfarqa: Ka gatishmëri që kandidati konsensual të jetë Isa Mustafa

Sfarqa: Ka gatishmëri që kandidati konsensual të jetë Isa Mustafa

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në parti ka një gatishmëri që Isa Mustafa të jetë kandidati konsensual për kryetar të LDK-së.

LDK-ja mbanë Kuvendin të shtunën, kurse Sfarqa ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Asnjë kandidat nuk do të përjashtohet, por ka një gatishmëri që konsensusi të ndërtohet rreth liderit Isa Mustafa. Unë shpresoj që lideri i LDK-së do ta pranojë këtë sakrificë dhe unë besoj që Kuvendi i 3 gushtit do të ketë më shumë karakter solemn”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se duke pasur parasysh që tashmë janë zgjedhjet është e vështirë që të ndërtohet konsensus rreth ndonjë lideri të ri.

Shpërndaje në: