Sfeçla përkrah qëndrimet e familjes Dehari: Dhurata Hoxha e Skender Hyseni duhet të dorëhiqen

Sfeçla përkrah qëndrimet e familjes Dehari: Dhurata Hoxha e Skender Hyseni duhet të dorëhiqen

Ndërsa është bërë e ditur se si pasojë e neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake.

Kurse në një prononcim për Indeksonline Sekretari organizativ i VV-së Xhelal Sfeçla ka theksuar se pa dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës, dhe atij të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, nuk mundësohet hetimi i pavarur i rastit të Astrit Deharit.

“Mendojmë se pa dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe atij të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, nuk mundësohet hetimi i pavarur i rastit, e rrjedhimisht as zbardhja e tij. Hoxha e Hyseni janë përgjegjës kryesor, që tashmë s’kanë legjitimitet as të flasin për këtë rast”, ka thënë Sfeçla.

Sipas këtij të fundit me anë të këtyrë katër suspendimeve “këta po duan që të heqin përgjegjësinë nga vetja, por një gjë e tillë s’mund të ndodhë, prandaj edhe e përkrahim familjen në thirrjen e tyre që të ndalen hetimet aktuale, deri në dorëheqjen e Hoxhës dhe Hysenit”

Sfeçla poashtu ka bërë të ditur se problemi kryesor me këtë rast nuk është neglizhenca procedurale por papërgjegjësia dhe deklaratat kontradiktore të institucioneve më të larta.

E që sipas tij “E kanë keqadministruar rastin, dhe për këtë duhet të sqarohen dy ministrat dhe normalisht të japin dorëheqjen”./Indeksonline/

Shpërndaje në: