Sfida e madhe e Biden: Çka nëse fotografohet duke shtrënguar duart me princin arab

Sfida e madhe e Biden: Çka nëse fotografohet duke shtrënguar duart me princin arab

Vizita e Joe Biden drejt Arabisë Saudite këtë javë është një sfidë diplomatike që vie me një pyetje logjike therrëse: A duhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të fotografohet teksa takohet, ose madje tek i shtrëngon duart me princin e Kurorës, Mohammed bin Salman?

Vizitat e presidentëve amerikanë, madje edhe me aleatët e afërt, shpesh janë punë koreografike që përfshijnë javë të tëra të planifikimit të takimeve, pozitave të kamerave dhe se si zyrtarët planifikojnë të hynë në dhomaose  për të bërë ose për të shmangur një shtrëngim të duarve, shkruan Reuters.

Biden, që e quajti qeverinë sauditë një ‘pariah’ për rolin e saj në vrasjen e gazetarit të Washington Post dhe kundërshtarit politik, Jamal Khashoggi, në vitin 208, pritet të takohet pa dëshirën e tij me princin e kurorëzuar për të cilin inteligjenca amerikane beson se qëndron prapa vrasjes.

Por ekspertët politikë thonë se Shtëpia e Bardhë kupton një fotografi, dhe ndoshta një e tillë ku shihen të dy duke shtrënguar duart, mund të jetë e paevitueshme dhe e nevojshme, teksa Washingtoni kërkon të rivendosë marrëdhëniet e tij me shtetin e pasur me naftë dhe me një princ të ri që pritet të udhëheq mbretërinë për shumë vite në vijim.

“Une mendoj se pritja e Shtëpisë së Bardhë është se ata do të jenë më dhomën e njejtë. Ata nuk do të jenë larg njëri-tjetrit. Në një pikë, princi i kurorëzuar pritet të afrohet dhe të shtrijë dorën e tij dhe një pamje e tillë do të shpërndahet”, tha Jon Alterman, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Kur të ndodh kjo, Biden me siguri se do të përballet me kritika nga kundërshtarët republikanë të cilët argumentojnë se presidenti është duke ballafaquar një aleat jobindës për të rritur prodhimin e naftës ndaj prodhuesëve të brendshëm. Kritika do të ketë dhe nga demokratët që kanë bërë thirrje që Biden të shtyejë takimin për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut. /Periskopi/

Shpërndaje në: