Shahini: Daut Haradinaj u tërhoq nga posti i deputetit qysh në Mars, e jo një ditë para fushatës

Shahini: Daut Haradinaj u tërhoq nga posti i deputetit qysh në Mars, e jo një ditë para fushatës

Kandidati për Asamble Komunale në Prishtinë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dren Shahini nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar një ndër arsyet se pse beson që Daut Haradinaj i duhet Prishtinës.

Ai ka thënë së dorëheqja e Haradinajt nga pozita e deputetit qysh në muajin mars për tu përkushtuar për plotësisht për kryeqytetin e bën atë të besoj se Haradinaj i duhet Prishtinës.

“Jo një ditë para fushatës, jo si të tjerët duke përdorur çdo pozitë e mjet publik!”, ka shkruar Shahini.

Ndryshe Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në mars të vitit 2021, duke i lëshuar vendin e tij deputetit, infektologut Shemsedin Dreshaj, ku Haradinaj pati potenuar se prezenca e Dreshajt është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sidomos kur Kosova po përballet me pandeminë e Covid-19.

Shpërndaje në: