Shahini: Ndihma e ofruar nga Kosova dëshmoi se jemi një dhe frymojmë një

Shahini: Ndihma e ofruar nga Kosova dëshmoi se jemi një dhe frymojmë një

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka vlerësuar lartë ndihmën e ofruar nga Kosova pas tërmetit shkatërrues para disa javësh atje, transmeton Periskopi.

Shahini në Zona B ka thënë se kjo dëshmoi që jemi një.

‘’U dëshmua që kur vjen puna për ndihmë,  njerëzit janë një, dhe nuk ka më dilema a jemi një komb, por të gjithë u ngritën në këmbë. Debati publik për të ardhmen e kombit, do të vazhdojë, por kjo nuk e ndërron faktin që ku vjen puna tek emergjenca, ne jemi një. Kur vjen puna për gjëra të rëndësishme, ne jemi një dhe frymojmë një’’, ka thënë ajo.

‘’Shpresojmë që ky kufi simbolik mos t’i ndajë as njerëzit e as elitat’’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: