Shaip Kamberi, zyrtarisht deputet edhe për një mandat – e konfirmon KQZ e Serbisë

Shaip Kamberi, zyrtarisht deputet edhe për një mandat – e konfirmon KQZ e Serbisë

 Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se shqiptarët do të kenë një përfaqësues në parlamentin serb.

Në rezultatet përfundimtar të publikuara të martën shihet se lista e Shaip Kamberit është pjesë e partive tjera që kanë zënë vend në Kuvendin e Serbisë.

Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës janë mbajtur pesë herë për shkak të parregullsive të shumta që e pamundësuan procesin zgjedhor.

Kamberi kishte akuzuar komisionerët e partive serbe se shfaqnin probleme për të ndërprerë procesin e zgjedhjes së tij si deputet, transmeton KlanKosova.tv.

Klan Kosova e kishte ndjekur procesin zgjedhor dhe ka raportuar për të vazhdimisht.

Shpërndaje në: