Shala demanton me dokumente Kurtin për reciprocitetin: Këto ishin vendime tona

Periskopi.com Lajme

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, e ka komentuar vendimin e ri të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë.

Ai për klankosova.tv deklaroi se ky është një mashtrim nga Qeveria në detyrë.

“Ky nuk është vendim, ky është edhe një mashtrim i radhës, edhe një gënjeshtër e radhës për të tentuar ta gënjejnë qytetarin nga qeveria e shkarkuar nga më shumë se dy të tretat e Kuvendit”.

“Kjo qeveri nuk njihet për asnjë të mirë, vetëm për vendime të këqija, që nga prishja e marrdhënieve me SHBA, shkarkime të paligjshme, emërime e borde puro politike si dhe qeveria më jetë shkurtër në historinë e Kosovës”.

Ai më tej e akuzoi Kurtin se ky vendim ishte marrë nga qeveria e kaluar, sa ishte dhe vet Ministër i Tregtisë.

“Vendimi i tyre, është marrë nga qeveria e kaluar në vitin 2018”.

“Pas vendimit të MTI-së që e kam marrë si urdhëresë për këtë çështje, pas kësaj është bërë edhe vendimi i qeverisë”.

Këtu më poshtë keni disa dokumente që Shala i ka dërguar për klankosova.tv dhe thotë se janë vendime të marra nga ata në qeverisjen e tyre:

 

 

Shpërndaje në: