Shala i PDK-së takohet me ish-luftëtarin e UÇK-së: Në luftë mburreshim me prof.dr. Sabahajdin Cena

Shala i PDK-së takohet me ish-luftëtarin e UÇK-së: Në luftë mburreshim me prof.dr. Sabahajdin Cena

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, gjatë ditës së sotme është takuar me prof.dr.Sabahajdin Cena, ish-luftëtar i UÇK-së.

Shala përmes rrjetit të tij social Facebook, ka thënë se dikur UÇK mburrej që në radhët e saj kishte një luftëtar si prof Cena.

Postimi i tij i plotë:

Takimi me Sabahajdin Cenën është çdo herë përjetim i veçantë. Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dikur mburrej që në radhët e saj kishte një luftëtar si prof. dr. Sabahajdin Cena. Ai u bë zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Në ditët e luftës, ai zgjodhi malet e Kosovës, në vend të katedrave akademike.

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2928354954106654

Shpërndaje në: