Shala – Kurtit: Merre edhe Ministrinë e Arsimit siç e more të Shëndetësisë, por zgjidhe problemin

Shala – Kurtit: Merre edhe Ministrinë e Arsimit siç e more të Shëndetësisë, por zgjidhe problemin

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po krijon kriza të panevojshme.

Ai ka thënë se nuk po mundet ta kuptojë egon e Kurtit për të krijuar situata krize me grevën.

“Kryeministër je duke krijuar kriza të panevojshme. Kam më shumë se dy dekada punëtor arsimi, kam përjetuar gjithçka, por sot nuk mund ta kuptoj egon e kryeministrit për të krijuar këtë situatë krize me grevën”.

“Vendose masën e dhunshme edhe në arsim, siç e vendose në shëndetësi para pak ditëve, por zgjidhe problemin. Ke vendosur masa të veçanta të jashtëzakonshme në shëndetësi pas pandemisë, vendose edhe në arsim, merri gjitha kompetencat e ke këtë mundësi, por zgjidhe krizën. Ktheji nxënësit në shkollë. Jo me dal me vajtu me sindikata, e me bë personalitet të pakontestueshëm apo kontestueshëm një sindikalistë që i ka të drejtat e veta legjitime. E ke obligim me zgjidh problemin. Merri këto kompetenca, merre krejt Ministrinë e Arsimit, e zgjidhe, ktheji nxënësit në shkollë. Ndaloje këtë situatë, se ti je përgjegjës për këtë, ti ke fituar zgjedhjet, ke obligim kushtetues me i pri proceseve”, tha Shala.

Shpërndaje në: