Shala (PDK): Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje, po vritet e ardhmja e fëmijëve tanë

Shala (PDK): Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje, po vritet e ardhmja e fëmijëve tanë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muzafer Shala ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbëri Nagavcit. Kërkesa e tij, vjen pasi fillimi i vitit të ri shkollor u shty deri me 26 shtator.

Shala me anë të një positimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Nagavci sot nuk pati guxim të dalë para mediave.

Postimi i tij i plotë:

ARBËRIE NAGAVCI DUHET TË JAPË DORËHEQJE. SOT NUK PATI GUXIM AS TË DALË PARA KAMERAVE.
Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet.
I tërë ballkani po mbanë mësim në një formë apo tjetër, përderisa MASHT-i po duket i pa aftë për të organizuar mësimin me prezencë fizike, te kombinuar apo online.

MAShTI: Mësimi në distancë nuk do të mbahet për shkak të efektit të ulët

Shpërndaje në: