Shala për votën e tij: Limaj më tha çka bane more kështu? Thash e bana

Shala për votën e tij: Limaj më tha  çka bane more kështu? Thash e bana

Haxhi Shala nga Nisma Social Demokrate ka thënë se për hir të sinqeritetit të presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, ia ka dhënë votën Qeverisë Hoti,  transmeton Periskopi.

‘’Sinqeriteti i Thacit dhe Haradinajt, se nuk kisha shku hiq aty. Nuk e kisha shkel Limajn vec me shku me votu.  Ju thashë unë ka me bo publike sepse e kam shkel kryetarin e partisë tem duke i thënë jo nuk ta jap votën’’, ka thënë ai në Debat Plus.

‘’Limaj më tha pas fjalimit cka bana more kështu. Thash e bana!!!. Sapo e mora fjalën në emër të grupit.’’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: