Shala: Pushteti tetëvjeçar i Prishtinës është pushtet i VV’së, asnjë rezultat

Shala: Pushteti tetëvjeçar i Prishtinës është pushtet i VV’së, asnjë rezultat

Nënkryetari i LDK’së Kujtim Shala ka thënë se pushteti tetëvjeçar i Komunës së Prishtinës është pushtet i Lëvizjes Vetëvendosjes.

Sipas Shalës, Prishtina nuk ka rezulatate në tetë vitet e fundit dhe se Vetëvendosja po përpiqet të diferencohet nga ato që kanë ngjarë në Prishtinë, përcjell Periskopi.

“Pushteti tetëvjeçar i Prishtinës është pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje. E përfshinë edhe kandidatin e tyre të tanishëm për kryetar komunes. Madje me funksione drejtuese të rëndësishme në Komunën e Prishtinës. Dhe nëse vëreni me kujdes do gjeni drejtuesit e kryeqytetit, pjesën më të madhe drejtuese të qytetit të mandatit të parë dhe në Qeverinë e Kosovës. Sepse sot janë ministra, por as nuk amnistohet e as të diferencohet. Rezultatet e tyre janë të përbashkëta”, ka thënë Shala i LDK’së./PERISKOPI/

Shpërndaje në: