Shaqiri aspak punëtor, analistët anglezë thonë se është i dobët edhe për një klub si Newcastle

Shaqiri aspak punëtor, analistët anglezë thonë se është i dobët edhe për një klub si Newcastle

Mesfushori i “harruar” i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka qenë i lidhur me një transferim te Newcastle Unitedi.

Mirëpo, ai mund të mos e ketë etikën e punës që e kërkon trajneri i kësaj skuadre, Steve Bruce, sipas ish-mesfushorit të Tottenhamit, Michael Brown, transmeton Periskopi.

Kosovari ka qenë i lidhur me një transferim te “Magpies”, klub i cili po planifikon ndryshime të mëdha me ardhjen e miliarderit arab.

Shaqa nuk ka qenë aspak i përfshirë në aksion me “Të Kuqtë” këtë sezon, duke bërë vetëm gjashtë paraqitje në Premier League.

Brown thotë se Shaqa i ka aftësitë të jetë top lojtar, por trajneri aktual i Neëcastle mund të mos e vlerësojë etikën e punës së reprezentuesit zvicëran.

“Mendoj se ai i ka aftësitë X-faktor, sigurisht, por pyetja është ku do të luajë ai dhe etika e punës?” tha Broën.

“Mendoj se ai është përmirësuar nën Jurgen Kloppin, por a do të mjaftojë për Steve Brucen?

“Ai do të kërkojë kreativitet por Bruce sigurisht se është i interesuar për një lojtar me etikë të punës.”

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Leeds United, Danny Mills tha se Shaqiri do të ishte transferim i mirë nëse shuma e parave është e duhura, por gjithashtu ngriti pikëpyetje rreth etikës së punës së tij.

“Qartazi ai është lojtar kualitativ nëse mund ta përgatisni… e pamë atë që ai bëri me Liverpoolin sezonin e kaluar. Ai ka shumë për të ofruar.

“Nëse shuma është e duhur dhe paga nuk është shumë e lartë ai mund të jetë lojtar kualitativ për ta.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: