Shaqiri marakli i veturave luksoze, nga Rolls Royce te Touareg, shikoni koleksionin e tij (Foto)

Shaqiri marakli i veturave luksoze, nga Rolls Royce te Touareg, shikoni koleksionin e tij (Foto)

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Interit, mesfushori Xherdan Shaqiri ka një koleksion mahnitës të veturave, ashtu siç është CV-ja e tij në futboll.

CV-ja e Xherdan Shaqirit është mahnitëse dhe mbushur me suksese të njëpasnjëshme në futboll që prej karrierës së tij në Basel, Bayern Munich, Inter e tani në Liverpool.

Por, edhe koleksioni i tij i veturave është po aq i mrekullueshëm.

Futbollisti i talentuar nga Kosova ka në dispozicion dy vetura të modelit Rolls Royce, një Bentley, Mercedes G-Wagon, si dhe një koleksion të veturave Volkswagen, shkruan Zëri.

Ish-ylli i Stoke Cityt, i cili shpreson ta drejtojë Liverpoolin drejt triumfit në Premierligë këtë edicion, pëlqen të fotografohet me veturat e tij.

Dhe mediumi prestigjioz anglez, “The Sun” ka përpiluar listën e veturave në koleksionin e reprezentuesit të Zvicrës.

Rolls Royce Wraith

Padyshim, Rolls Royce është njëra prej veturave më të pëlqyera nga futbollistët më të mëdhenj të futbollit.

Image

Wraith, model i Rolls Royce të cilin e posedojnë edhe futbollistët e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, ka një motor 6.6 V12 dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/h për 4.4 sekonda.

Vlera fillestare e kësaj vetura në treg është rreth 250 mijë funte.

Rolls Royce Wraith (e zezë)

Wraith me ngjyrë të zezë është një tjetër veturë e cila rri mjaft mirë në koleksionin e Xherdan Shaqirit.

Image

Ndryshe, ky model paraqet një veturë aq të fuqishme, po aq edhe të bukur.

Natyrisht, Shaqiri mund të ketë dyshime për këto vetura se me cilën të dalë jashtë.

Bentley Continental

Bentley është njëra prej veturave më me klas që futbollistët e Premierligës mund ta kenë.

Image

Parkingu i qendrës stërvitore të Manchester Unitedit më parë ishte i mbushur me vetura të tilla, por edhe Shaqiri është tifoz i flaktë i këtij modeli.

Continental, modeli që kushton 168 mijë funte ka një kapacitet prej 626 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë deri në 321km/h.

Mercedes G-Wagon

Një veturë tjetër e mrekullueshme në koleksionin e Xherdan Shaqirit është edhe Mercedes.

Modeli G-Wagon të cilin gjilanasi e posedon, ka një kapacitet prej 571 kuajfuqi, i cili ka mundësi ta rrisë shpejtësinë edhe për 200 km/h.

Image

Por, edhe ngjyra e kuqe e këtij modeli që posedon Shaqiri, është thjesht e jashtëzakonshme, shkruan Zëri.

VW Touareg

Kur Xherdan Shaqirit nuk i pëlqen të dal me Rolls Royce apo Bentley, padyshim atëherë ai ka opsione tjera.

Image

Zvicerani gjithashtu vozitë edhe një Volkswagen Touarek, i cili kushton mbi 47 mijë funte, është 4×4 si dhe është rival i Audi Q7, Porche Cayenne dhe BMW X5.

Kjo veturë ka një kapacitet prej 335 kuajfuqi dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/6 për 5.6 sekonda.

VW Arteon

Një tjetër Volkswagen ndodhet në garazhin e Shaqirit, por kësaj radhe i modelit Arteon.

Kjo veturë ka një çmim fillestar prej 34 mijë funtesh dhe përshkruhet si veturë e përsosur.

Image

Megjithatë, nuk është një veturë të cilën shumë futbollistë e përdorin, por që ylli i Liverpoolit e vozit atë kur shkon në stërvitje në “Melwood”.

Shpërndaje në: