Shaqiri mbizotëron si dështak në Francë përkrah Messit e Ramosit: Formacioni me më të dështuarit e Ligue 1

Shaqiri mbizotëron si dështak në Francë përkrah Messit e Ramosit: Formacioni me më të dështuarit e Ligue 1

Aventura e Xherdan Shaqirit në radhët e Lyonit nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollisti shqiptar la Liverpoolin me arsyen e vetme për të zënë një vend titullari në Francë, por diçka e tillë nuk po ndodh.

Paraqitjet e tij kanë ardhur në rënie dhe tashmë nuk ka të sigurt as vendin në 11-shen e Lionit.

Gazeta e njohur franceze, “Le Figaro”, e ka renditur Shaqirin përkrahë Messit dhe Ramosit në formacionin e dështimeve për gjysmën e parë të sezonit.

Të tre emrat e mësipërm ishin lojtarë prej të cilëve ishin ngritur pritshmëri të mëdha për të qenë lider në ekipet e tyre e për të bërë diferencën në kampionat.

Ja formacioni i dështimeve sipas këtij mediumi francez.

Shpërndaje në: