Shaqiri ‘mjeshtër i asisteve’ – Shikoni dy nga to me klubin e Chicago Fire

Shaqiri ‘mjeshtër i asisteve’ – Shikoni dy nga to me klubin e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ka dhuruar dy asistime në fitoren e skuadrës së tij, Chicago Fire.

Chicago Fire shënoi fitore 2:3 në udhëtim te Charlotte, me ndeshjen që u zhvillua të dielën, nga ora 01:00 sipas kohës tonë lokale.

Shaqiri padyshim se ishte njëri nga më meritoret në këtë fitore, pasi asistoi te dy prej golave.

Futbollisti nga Kosova fillimisht asistoi te Federico Navarro në minutën e 24-të për të përmbysur rezultatin në 1:2.

VIDEO

Kurse në minutën e 52-të, reprezentuesi i Zvicrës asistoi te Kacper Przbylko, i cili vulosi fitoren e mysafirëve.

VIDEO

30-vjeçari tani numëron 11 asistime në MLS, krahas edhe katër golave që ka shënuar.

Ndryshe, Chicago Fire renditet në pozitën e shtatë në tabelën e Konferencës Lindore, pas 24 xhirove të zhvilluara atje.

Shpërndaje në: