
Shastisja nga fjalët e kryetarit: “Kurti e zhvendos Kompleksin e Jasharajve në Shtime”
Pas deklaratës skandaloze të dhënë nga kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu, reagimet janë të shumta.
Aktivisti socialdemokrat ka ironizuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Tash Kurti fillon procedurat per zhvendosjen e Kompleksit te Jasharajve ne qytetin e Shtimes, sepse komunat e tjera te Kosoves jane ende nen pushtimin serb.” – ka shkruar z. Nushi, përcjell Periskopi.
Qemajl Aliu me rastin e fitores shastisi Shtimen duke thënë që “Pas 22 vitesh më në fund” ata ishin të lirë. /Periskopi