Shastisje: Vetura 3Z e Qeverisë para selisë së partisë së Albin Kurtit

Shastisje: Vetura 3Z e Qeverisë para selisë së partisë së Albin Kurtit

Një veturë me tabela zyrtare të përdorura nga Qeveria e Kosovës është parkuar para selisë së lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila udhëheqë me ekzekutivin në vend.

Vetura me targa 3Z-126-01 është parë të jetë e parkuar sot në orët e mëngjesit dhe sipas tabelës me kodin 01 vetura i përket Zyrës së kryeministrit.

Ndryshe, Vetëvendosje në vazhdimësi kishte kritikuar përdorimin e veturave zyrtare për çështje partiake dhe personale.

Shpërndaje në: