SHBA: Dënohet me 20 vjet burg hakeri nga Kosova

SHBA: Dënohet me 20 vjet burg hakeri nga Kosova

Hakeri nga Kosova Ardit Ferizi i cili dyshohej  se i kishte ndihmuar grupit terrorist ISIS duke siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, është dënuar më 20 vjet burg.

Kështu të paktën shkruan Tanjug duke e cituar AP.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi. Prokuroria ka kërkuar për një dënim maksimal prej 25 vjet, dhe mbrojtjen e gjashtë vjet burg.

Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar./Lajmi.net/

Shpërndaje në: