SHBA dhe Kina të ndarë mbi atë se si të merren me kërcënimin e ri të Koresë së Veriut

SHBA dhe Kina të ndarë mbi atë se si të merren me kërcënimin e ri të Koresë së Veriut

Testi i fundit i raketave nga Korea Veriore ka bërë që SHBA dhe Kina të jenë të ndarë mbi atë se si të merren me këtë shtet.

Ndërkohë që Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje për koncesione në të dyja anët, SHBA deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje publike për të hapur bisedimet, në vend që të vendosë të angazhohet në një shfaqje ushtarake të forcës me aleatin e saj të Koresë së Jugut.

SHBA dhe Koreja e Jugut njoftuan se do të mbanin një stërvitje të re të raketave balistike për të kundërshtuar “veprimet destabilizuese dhe të paligjshme të Koresë së Veriut”, transmeton Periskopi.

Koreja e Veriut njoftoi të martën se kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), që media shtetërore tha se kishte arritur një lartësi prej 2.802 kilometra. /Periskopi/

Shpërndaje në: